Franca dhe Anglia, rekord viktimash edhe këtë të martë

Franca dhe Anglia kanë ditë që kanë parakaluar Italinë dhe Spanjën në listën e vendeve që po humbasin më shumë njerëz nga Covid 19.
Këtë të martë Franca regjistron 762 viktima dhe totali tani është 156 e 729.

Marketing

Përhapja në Francë vazhdon të jetë e madhe pasi kemi pasur 6500 raste të reja në 24 orët e fundit të cilat rastet me koronavirus në total në këtë vend I kanë cuar në 144 mijë.
Problem janë edhe pacientet në terapi intensive, më tepër se 6700.

Ndërkohë rekordin e viktimave këtë të martë në Europë e ka pasur Anglia.

778 persona humben jetën në këtë vend duke e cuar shifrën totale të viktimave në 12 mijë e 107.

Janë 94 mijë persona të infektuar në Britani deri më tani nga të cilët 5200 vetëm këtë të martë.