Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë. Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi. Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58. Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

Artikulli paraprakMarrëveshja për emrin nënshkruhet nesër, të hënën ratifikohet nga Qeveria
Artikulli tjetërForcat Speciale franceze zbarkojnë në Jemen