Franca lejon rinisjen e tubimeve fetare

Ministria e brendshme franceze njoftoi se Franca do të lejojë rifillimin e tubimeve fetare pas një ndërprerje dy-mujore të shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.

Marketing

Por besimtarët do të duhej të rrespektonin disa kushte, duke përfshirë vendosjen e maskave, një distancë prej të paktën një metri dhe larjes së duarve, tha ministria në një deklaratë.

Qeveria franceze hoqi disa nga kufizimet e saj të izolimit në fillim të këtij muaji, por nuk lehtësoi masat e ndalimit për besimtarët. Kjo shkaktoi ankesa nga grupet e besimeve fetare.

Myslimanët, të cilët përbëjnë rreth 9% të popullsisë së Francës, sipas një raporti të vitit 2017 nga Qendra Kërkimore Pew, këtë fundjavë janë duke festuar Fiter Bajramin, festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit musliman.

Marketing