Franca nuk ndryshon qëndrim, Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze, njofton Top-Chanel.

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”- vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj.

Marketing