Franca përshëndet votimin e ndryshimeve Kushtetuese

Franca ka përshëndetur votimin e ndryshimeve Kushtetuese në Maqedoni dhe shpreson që së shpejti edhe Parlamenti grek do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës.

Marketing

“Franca përshëndet votimin përfundimtar më 11 janar 2019, nga ana e Kuvendit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për ndryshimet kushtetuese, të cilat parashikoheshin në Marrëveshjen e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor 2018, midis atij vendi dhe Greqisë. Ky është një hap thelbësor për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje historike, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dypalëshe, që daton mbi një çerek shekull”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, znj. Anjes Fon Der Mil.

“Siç theksoi edhe kryetari i Republikës së Francës, Marrëveshja e Prespës është e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën. Franca shpreson dhe uron, që parlamenti i Greqisë, së shpejti të votojë në favor të ratifikimit të Marrëveshjes”, përfundon deklarata.