Franca shpalos planin 100 miliardësh për rimëkëmbje ekonomike

French Prime Minister Jean Castex speaks to the press after visiting the "La Maison des Femmes" (The Women's Home) hospital unit which welcomes women vulnerable to or victims of violence, in the Parisian suburb of Saint-Denis, on September 2, 2020. (Photo by Thomas SAMSON / POOL / AFP) (Photo by THOMAS SAMSON/POOL/AFP via Getty Images)

Qeveria e Francës do të zbulojë detajet për planin për rimëkëmbje ekonomike prej 100 miliardë euro.

Marketing

Kryeministri Jean Castex ka thënë se kjo do të gjenerojë 160 mijë vende të reja pune deri në fund të vitit tjetër, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Me krizën e COVID-19 ne do të humbim më tepër apo më pak se 100 miliardë euro pasuri dhe do të kemi një shkallë të lartë të papunësisë”, ka thënë ai.

“Kështu që duam që të bëjmë një injektim me një sasi të madhe të parave në ekonomi që aktiviteti biznesor të ngrit. Nëse kompanitë rinisim punën do të ketë më pak papunësi. Do të ketë më shumë vende pune. Kaq e thjeshtë është kjo”.

Detajet e këtij plani do të ipen në një konferencë për media pasditen e kësaj se enjte.

Marketing