FRANCË – Macron: Duhet rikthyer besimi dhe siguria mes BE-së dhe Rusisë

Presidenti Emmanuel Macron mbështeti sot para homologut të tij rus, Vladimir Putin një afrim mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, duke bërë thirrje që të rikthehet besimi në një rend ndërkombëtar në ripërtëritje.
“Pavarësisht keqkuptimeve të dekadave të fundit dhe debateve mbi marrëdhëniet me Perëndimin, Rusia është europiane dhe ne duhet të rikrijojmë një arkitekturë të sigurisë dhe besimit mes Bashkimit Europian dhe Rusisë”, deklaroi shefi francez i shtetit ndërkohë që priste homologun e tij rus në rezidencën e tij verore në jug të Francës.