Freedom House: Demokracia 14 vjet në rënie, ja çfarë raportohet për Maqedoninë

Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile. Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.

Marketing

Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Që nga shtypja e demonstruesve në Hong Kong, tek ajo turmave në Iran, raporti tregon se regjimet përdorin forcë brutale për të ruajtur kontollin. Reporti vë në dukje edhe prirje shqetësuese në disa nga demokracitë e zhvilluara.

“Demokracia është në pozitë të vështirë. Këtë vit kemi parë, sulme ndaj të drejtave të barabarta dhe të drejtave të grupeve të brishta si nën demokraci, ashtu edhe nën regjime brutale”, thotë Sarah Repucci, zëvendës presidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Ajo thotë se më shumë qeveri kanë vënë në shënjestër pakicat fetare dhe etnike. Në raport vihet re se hendeku mes përkeqësimeve dhe përmirësimeve është thelluar. Duke vënë në dukje rolin tradicional të Shteteve të Bashkuara si frymëzim dhe mbështetje për demokracinë, raporti thotë se Kongresi ka vazhduar të financojë programe për këtë qëllim.

“Megjithatë deri sot, administrata e presidentit Trump nuk ka treguar një angazhim të vazhdueshëm ndaj një politike të jashtme që mbështetet në parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thotë raporti. 25 nga 41 demokracitë e konsoliduara pësuan rënie, vitin e kaluar. Raporti thotë se është tashmë një botë pa udhëheqje demokratike.

Ballkani Perëndimor
Ballkani Perëndimor sjell një tablo të përzier. “Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World.

Për Kosovën përmirësimi me dy pikë (duke e çuar numrin e pikëve në 56 nga 54 vitin e kaluar) është kryesisht falë zgjedhjeve ku fitoi Vetëvendosja dhe LDK-ja pas saj. “Votimet në Kosovë sollën partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, e cila ka një shans të ndryshojë kulturën e korrupsionit në vend”, thotë raporti.

Maqedonia Perëndimore kanë shënuar një rritje prej katër pikësh nga 59 në 63, falë zgjedhjeve presidenciale, përmirësimit të gjendjes së medias, dhe përmirësimit të situatës së sigurisë. Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67. “Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë zoti Buyon.
Në përgjithësi thotë ai për rajonin, nuk mund të thuhet “as se gjendja po përkeqësohet, por as po përmirësohet.”

Marketing