“Friends”, sërish bashkë

Aktorët e serialit të famshëm “Friends” kanë publikuar në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale një fotografi të vjetër nga seriali.

Marketing

Bashkëngjitur me foton, ata kanë shkruar, “Po ndodh”, duke zyrtarizuar kështu rikthimin pas 16 vitesh, ndërsa kanë etiketuar edhe “HBO Max”, ku pritet të transmetohet episodi special rreth 1 orë.

Në emisionin special do të flitet për të kaluarën e tyre në një prej serialeve më të famshëm të të gjitha kohërave.

Për këtë paraqitje të tyre, Jennifer Anniston, Lisa Kudrow, Courtney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, raportohet se do të fitojnë shifra marramendëse, mes 2,25 deri në 2,5 milionë dollarë secili.

“Friends” ka qenë kandidat për 63 çmime “Emmy”. Ai nisi në vitin 1994 deri në 2004 duke u kthyer në një nga serialet më të dashur jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës.