Frika e kryeministrit shqiptarë ,dorrëzoi para kohe kundërshtarët e BDI-së në zgjedhje

Partitë shqiptare tjera disa prej të cilave nuk dihet a do të mbijetojnë pas zgjedhjeve janë dorrëzuar para kohe.
Fakti që ata jetojnë me frikën e një kryeministri shqiptar ,janë dorrëzuar shumë herët para BDI-së sepse po e quajnë një akt të kryer fitoren e rradhës të partisë blu.Ata kanë frikën e një kryeministri shqiptar të BDI-së sepse nëse janë të sigurtë se fitojnë në zgjedhje atëherë de fakto kryeministri shqiptarë do tu përkiste atyre.

Marketing

Por sa më e afërt po bëhet përballja ose ” mejdani” zgjedhorë, aq më e madhe bëhet frika e humbjes e disa subjekteve që po u arratisen secilën ditë njerëzit kryesorë .

Nëse ata mendojnë se po shkojnë të fuqishme në zgjedhje ,atëherë përse kanë frikën e një kryeministri shqiptarë kur akoma BDI nuk i ka fituar zgjedhjet.
Partitë tjera nuk ofrojnë alternativa për shqiptarët.Programet e tyre politike qëndrojnë pezull, më saktë qëndrojnë në ” ajër” ose më saktë nuk janë fare platforma .Edhe koalicionet e tyre nuk janë fare natyrale sepse të shijosh pushtetin dhe të kundërshtosh atë ,është kaq kontradiktore dhe madje qesharake.
Opozita shqiptare që vetëm opozitë s’mund të quhet sepse kemi një koalicion qeveritaro-gjysëmopozitarë që kanë qenë pjesë e Qeverisë Zaev , duket se po e shohin nga afër humbjen dhe në vend që të merren me “Alternativat” e tyre politike ata merren me idetë e kundërshtarëve të tyre.
BDI ofroi kryeministrin shqiptarë , por cfarë ofrojnë ata?!
Po ,ata ofrojnë vetëm një gjë këto ditë.Lincimin e figurave publike, opinionistët ,gazetarët ,intelektualët që mendojnë ndryshe .Në vend që betejën ta bëjnë me BDI-në ata merren me broçkulla tjera dhe akuza të pabaza duke kujtuar se ata janë shkaktari i humbjeve të tyre.TetovaSot

Marketing