Frikë te Lazio, vetëm 12 futbollistë dalin në stërvitje. Mungon edhe Strakosha

Një ditë para ndeshjes në Champions League kundër Clube Brugge, Covid-19 frikëson skuadrën e Lazios.

Marketing

Mëngjesin e sotëm, vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë dolën në fushë për stërvitjen e radhës.

Ndërkohë, Luis Alberto, Immobile, Pereira, Leiva, Lazzari, Cataldi, Luiz Felipe, Djavan Anderson, Strakosha, Armini, si dhe Escalante (mungesa e tij është e sigurt për shkak dëmtimit), nuk u panë në fushë.

Klubi bardhekaltër nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për të shpjeguar mungesën e tyre, nuk ka asnjë buletin mjekësor, por frika është për rezultatet e tamponëve për COVID-19, me rezultatet që do të dalin në orët në vazhdim .

Simone Inzaghi u detyrua të grumbullonte disa lojtarë nga 19-vjeçarët për të plotësuar grupin. Kështu që Furlanetto, Franco, Pica, Bertini dhe Czyz u bashkuan me “të mbijetuarit” e paktë të ekipit të parë.

Formacioni që pritet të luajë nesër në Belgjikë është ky:

Reina në portë, Patric, Hoedt dhe Acerbi në mbrojtje, Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic dhe Fares në mesfushë dhe dyshja Correa-Caicedo në sulm.

Këmbana e alarmit ra dje kur, mungesave të Leivas dhe Luiz Felipes, iu shtua padisponueshmëria (e papërcaktuar) e Thomas Strakoshës, Arminit dhe Cataldi.

Marketing