Fronteks :Vetëm një numër i vogël i emigrantëve e shfrytëzojnë “rutën ballkanike”

Ruta themelore e migrimit nëpër Ballkanin Perëndimor, nga Maqedonia, përmes Serbisë, deri në Hungari dhe Kroaci e shfrytëzojnë një numër gjithnjë më i vogël i emigrantëve, theksohet në raportin e Agjencisë Evropiane për Kontroll Kufitar dhe Bregdetar Fronteks.

Ndërkaq, sipas Fronteksit, në vend të kësaj, sivjet dukshëm është rritur lëvizja e emigrantëve nëpër rutat nga Shqipëria, përmes Malit të Zi, por edhe nga Serbia, drejt Bosnjë e Hercegovinës.

Fronteks thekson se në shtatë muajt e parë të vitit numri i emigrantëve që kanë mbërritur në BE është ulur për 43 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Siç lajmëron DPA, nga janari e deri në korrik të këtij viti në vendet-anëtare të BE-së kanë mbërritur rreth 73.500 emigrantë.

Mbi gjysma nga të gjithë emigrantët e mbërritur në BE e kanë shfrytëzuar rutën nëpër pjesën perëndimore të Detit Mesdhe, që ka rezultuar me rritje të rrjedhës së dyfishtë të emigrantëve në Spanjë.

Rritje të rrjedhës së emigrantëve është regjistruar edhe përmes rutës nëpër pjesën lindore të Mesdheut edhe atë për 75 për qind, derisa nga ana tjetër në periudhën e njëjtë vërehet rënie drastike prej 81 për qind nga numri i emigrantëve të mbërritur përmes rutës nëpër pjesën qendrore të Detit Mesdhe drejt Italisë.

evn