Fruthi përhapet edhe në Gjevgjeli

Pas epidemisë së madhe të fruthit në Serbi dhe Rumuni, ku dhe kishte fushatë të rreptë kundër vaksinimit të popullatës, gjithashtu edhe Maqedoninë e kaploi epidemia e fruthit.

Marketing

Mjekët thonë se është dobësuar imuniteti kolektiv andaj apelojnë që të rritet intensitete i vaksinimit punktet e shtëpive të shëndetit janë të hapura edhe për vikend.

“Vaksinoni fëmijët tuaj, është për të mirën e shëndetit të tyre, që të mbrohen në rastin konkret nga fruthi, si dhe nga shumë sëmundje të tjera të cilat mund të dëmtojnë shëndetin në periudhë afatgjate”, shprehen mjeket.

Pas Shkupit Tetovës dhe Kumanovës infektimi nga fruthi është përhapur edhe në Gjevgjeli ku vlejnë masat e njëjta si në kryeqytet fëmijët e pa vaksinuar nuk pranohen nëpër çerdhe .

Numri më I madh I fëmijëve të sëmurëve nga fruthi nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa prej fillimit të epidemisë në Shkup numri I të sëmurëve ka kaluar mbi treqind, ndërsa ka pasur edhe raste fatale.

Raste të rënda me fruth ka në spitalin për sëmundje infektive dhe spitalin për sëmundjen e fëmijëve. Deri më tani janë vaksinuar rreth 12 mijë fëmijë.

Marketing