Fshati i humbur italian “del nga liqen” pas 71 vjetësh

Fshati verior italian Curon u sakrifikua kur u përmbyt në ujë për të siguruar energji hidroelektrike, duke zhvendosur një mijë banorë nga ajo zonë.

Por tani ky liqen artificial është kulluar,dhe kështu nxori në sipërfaqe “fshatin e humbur”.

Shenja e vetme e 163 shtëpive të humbura të Curon është kalaja e kishës së shekullit të 14 që del mbi sipërfaqen e rezervuarit, liqenit Resia, në rajonin e Tirolit Jugor, shkruan Mirror, përcjell KlanKosova.tv

Marketing

Mes punëve të riparimit, liqeni është zbrazur duke zbuluar rrënojat e frikshme që kishin qenë të zhytura aty për shumë dekada.

Pavarësisht protestave nga banorët, liqeni artificial u bë për të siguruar energji hidroelektrike për industritë e Italisë veriore, duke sakrifikuar fshatin.

Fshati kufizohej me Austrinë dhe Zvicrën, që do të thotë se shumë banorë nuk flisnin italisht.

Në vitin 1940, një mijë apo më shumë banorëve të Curon u ishte dhënë 10 vjet kohë për t’u zhvendosur.

Ata u zhvendosën në një strehim të përkohshëm afër dhe iu ofruan shuma përçmuese në kompensim për humbjen e shtëpive dhe mjeteve të jetesës.

Marketing