Të bësh çdo ditë 5 km në këmbë, për të shkuar në shkollë. Eshtë ky realiteti i fëmijëve të fshatit Mbyet, të Fierit. Prej vitesh, fshati vuan mungesën e një shkolle dhe nxënësit udhëtojnë si të munden drejt shkollave më të afërta.

Dikur një fshat arsimdashës dhe me tradita, por prej shumë vitesh fshati Mbyet në rrethin e Fierit vuan mungesën e një shkolle. Banorët tregojnë se i çojnë fëmijët me makina private ose me taksi për në shkollat më të afërta. Në pamundësi të një makine fëmijët udhëtojnë në këmbë.

Kjo vogëlushe po niset për në shkollë. Asaj i duhet të ecë në këmbë rreth 5 km për të shkuar në institucionin arsimor më të afërt. Fshati Mbyet në rrethin e Fierit nuk ka një godinë ku fëmijët të arsimohen.

Në kushte të tilla po i dorëzohet analfabetizmit. Vogëlushët thonë se çdo ditë bëjnë rrugë të gjatë në këmbë.

“Në Fier, iki në këmbë”
Shkon me shoqet?
-Po
-Iki në këmbë”
Banorët tregojnë se për vite shkolla e fshatit ka mbetur gërmadhë.

“Këtu nuk ka shkollë. Nuk ka kushte të përshtatshme.”

Disa prej tyre paguajnë taksi dhe shkolla private për të arsimuar fëmijët. “Paguajmë taksi i çojmë në shkolla private”

Dikur në këte godinë mësonin dhjetra fëmijë. Aktualisht as gjysma e tyre nuk arrijnë të përfundojnë arsimin 9 vjeçar. Vajzat janë më të dëmtuarat. Ato s’mund të udhëtojnë aq larg shtëpisë. Ndërsa godina e kthyer në një ndërtesë të shkretë e të braktisur mbetet thjesht si një dëshmi e fshatit, i cili njihej si arsimdashës e me tradita