Fshatrat e komunës së Likovës goditen nga vërshimet masive

Rajoni i komunës së Likovës është përfshirë nga vërshimet masive si pasojë e reshjeve masive që kanë goditur këtë zonë.

Marketing

Ndër fshatrat më të goditura ishte fshati Mateç, Ropalcë, Vishticë i kësaj komune, që ngelën të bllokuar, për shkak të rrugëve të mbuluara nga uji, si pasojë reshjeve.

Për gjendjen e krijuar ka reaguar kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi duke theksuar se shërbimet komunale do të ndërmarrin masa të menjëhershme pas qetësimit të kushteve të këqija atmosferike.

“E kuptojmë shqetësimin tuaj, prandaj edhe ju qëndrojmë në dispozicion. Megjithatë në këtë kohë pandemie dhe numrin e madh të të infektuarve, JU LUTEMI qëndroni në shtëpi dhe pranë familjeve tuaja, mos u grumbulloni në rrugë sepse punën që po bëni ju nuk është se nuk e vlerësojmë, por dëmi shëndetësorë që mund të buron nga grumbullimet është i pakrahasueshëm në raport me dëmin material të shkaktuar nga reshjet e shiut.
Ekipet e ndërmarrjeve komunale do të ndërmarrin masa urgjente për kthimin e rrugëve në gjendje normale.”, ka nënvizuar Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.