Fshatrat e Suharekës të dërrmuara nga breshëri, dëme të mëdha në bujqësi

Shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu Kosovën ditë më parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në Suharekë e Rahovec.

Marketing

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka vizituar dy fshatra të cilat kanë pësuar dëme.

“Tani ndodhemi në fshatin Studençan, ku dëmet nga shiu dhe breshëri janë si në bujqësi, infrastrukturë, amvisëri etj, të cilat janë të rënda për ekonomitë familjare. Do të jem afër tyre, që bashkë t’ia dalim përballë kësaj situate e cila shpresoj se do të tejkalohet me angazhimin e përbashkët”, ka shkruar Muharremaj, përcjell lajmi.net.

Ai ka qëndruar edhe në Nepërbisht ku dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë.

“Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu, edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë më herët për lajmi.net se komisioni është duke bërë vlerësimin e dëmeve, dhe më pas do të kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës.