“Fshesa” e Zaevit sot në Kuvend me emra të rinj të ministrave

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev pasdite pritet që ti dorëzojë deri në Kuvend emrat e ministrave të cilët do të bëhen pjesë e qeverisë së rekostruuar. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha nuk është përgjigjur nëse do të bëhen emrat e njohur për opinionin.

Marketing

Propozimi i Zaevit duhet të miratohet seancën e ardhshme kuvendore javën që vjen.

Pas rikonstruktimit të Qeverisë, kryeministri Zaev, ka paralajmëruar se do të pasojnë edhe ndryshime në eshalonet e dyta dhe të treta, ndërsa “fshesa” do ti kap edhe drejtorët dhe anëtarë e mbikëqyrës së bordeve drejtuese.

Propozimi deri në Kuvend duheshe të dorëzohet të premten, mirëpo kryeministri e ka shtyrë për sot, përshkak të Konferencës ku pjesëmarrës ishin rreth 15-të ministra të financave, guvernatorë, dhe nënkryetarë të bankave botërore si dhe FMN.

Marketing