FSK në gatishmëri të përballjes me virusin korona

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në nivelin e dytë dhe se ka krijuar Forcën për Detyrë, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Marketing

Në njoftimin e FSK-së thuhet se është vendosur në gatishmëri personeli, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panikë”.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë. Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i dalur në ndihmë në çfarëdo situate”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Marketing