Ftesa e Speciales për Shalën, vjen reagimi i Haradinajt

Gjykata Speciale ka ftuar deputetin e AAK-së Haxhi Shalën në rolin e të dyshuarit, i cili do të paraqitet me 8 shtator në Hagë.

E pak kohë pasi Shala konfirmoi ftesën e Speciales, erdhi edhe reagimi i kolegut të tij nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Marketing

“Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritur drejtësi për familjarët tuaj të masakruar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë, Shala ka njoftuar se është ftuar si  i dyshuar nga Dhomat e Specializuara.