Fuere: Debat gjithëpërfshirës për referendum të suksesshëm

Në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, qëllimi i së cilës është zgjidhja e kontestit afatgjatë mes dy vendeve për emrin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga Zoran Zaev, për këto javë aq sa kanë mbetur deri në votim, do të duhet të fillojë fushatë të madhe informative, porositi ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, në rubrikën për “Prizma”.

“Debati publik gjithëpërfshirës, në nivel nacional dhe lokal, do të jetë me rëndësi thelbësore që qytetarëve t’u sigurohen të gjitha informatat e nevojshme, në bazë të atyre ata mund të sjellin vendim, nëse do t’i pranojnë kushtet e marrëveshjes ose jo. Ndërsa koha është e shkurtër.

Nëse Qeveria vendos të përgjigjet ndaj akuzave se i ka munguar transparenca në udhëheqjen e negociatave të cilat çuan drejt marrëveshjes, kohën e mbetur ajo duhet ta shfrytëzojë, t’i përdorë mirë të gjitha resurset që janë në dispozicion, që të fillojë debat në tërë vendin”, thekson Fuere.