Fulham bëhet skuadra e tretë që bie nga Premierliga

23:15 | 10 Maj 2021

Marketing

Fulham ka rënë nga Premierliga pas humbjes 2-0 ndaj Burnley.

Fulham ishte në dijeni që humbja ndaj Burnley do t’i rikthente në Championship, derisa edhe një barazim do t’i mbante gjallë për të vazhduar në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, golat e Ashley Westwood dhe Chris Wood dërguan Fulhamin në Championship, duke u renditur në pozitën e 18-të në tabelë.

Për herë të parë në Premierligë, janë mësuar emrat e tri skuadrave që e kanë siguruar rënien, tri ndeshje pa përfunduar sezoni.

Pos, Fulham nga Premierliga gjithashtu kanë rënë edhe Ëest Brom dhe Sheffield Unitedi./Lajmi.net/

Marketing