Fundi i një epoke: Alban Dudushi, nga sonte në logo të re

Prej vitesh ishte shndërruar në “traditë” të portaleve që çdo verë të spekulojnë për largimin e Alban Dudushit nga Top Channel.

Marketing

Njëjtë ndodhi edhe këtë vit, por me një dallim – kësaj radhe informacioni ishte i vërtetë.

https://www.instagram.com/p/_7wZ6BNKPz/?utm_source=ig_embed

Pas plot 20 vitesh si një nga ikonat e Top Channel, prezantuesi sot do të nisë programin e ri në Vizion Plus.

“Top Shoë” do zëvendësohet me “Spotlight” por në thelb formati do jetë i njëjti.

Aktualiteti, histori njerëzore por edhe pak nga personazhet publikë do jenë shtyllat mbi të cilat Dudushi do sjellë formatin e tij plot tre herë në javë.

Para nisjes, gazetari ka zbuluar buqetën me lule të pranuar nga më të shtrenjtit e tij, dy fëmijët dhe bashkëshortja, Bieta Sulo që po vazhdon rrugëtimin në Top Channel.

https://www.instagram.com/p/CGrviP5LCLL/?utm_source=ig_embed