“Fundjavë pa TVSH”- realizohet qarkullim prej mbi 500 milion denarë, dy herë më shumë nga tre ditët e kaluara

Dy herë më shumë qarkullim u realizua fundjavën e kaluar, e cila ishte “Fundjavë pa TVSH”, në krahasim me tre ditët para, pra më 7, 8 dhe 9 tetor. Sipas të dhënave nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) më 10, 11 dhe 12 tetor kur u zbatua masa nga pakoja e katërt “Fundjavë pa TVSH”, qarkullimi është 526 milion denarë, ndërsa kthimi i TVSH-së drejt qytetarëve për produktet, shërbimet dhe pajisjet kompjuterike të Maqedonisë së Veriut të blera deri më tani është 63,4 milion denarë.

Marketing

Kjo, siç njoftojnë për MIA-n nga DAP, është në përputhje me faturat e skanuara përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, e cila është rregulluar për zbatimin e kësaj mase.

“Sipas këtyre të dhënave, qarkullimi i përgjithshëm i produkteve vendore në ditët pa TVSH, më 10, 11 dhe 12 tetor, krahasuar me tre ditët e mëparshme më 7, 8 dhe 9 tetor është dyfishuar”, vlerësojnë nga Drejtorisë e të Ardhurave Publike.

Prandaj, ata presin ndryshime deri në fund të afatit të skanimit të llogarive fiskale, sepse llogaritë fiskale nga “Fundjava pa TVSH” skanohen brenda tre ditësh pas lëshimit të faturës, që do të thotë se faturat e lëshuara më 10 tetor mund të skanojnë që nga sot, faturat nga 11 tetori skanohet deri nesër, pra më 14 tetor të vitit 2020 dhe faturat e lëshuara më 12 tetor skanohen deri më 15 tetor.

“Fundjava pa TVSH” është masë e pakos së katërt të masave anti-krizë në të cilën qytetarët patën mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase dhe pajisje kompjuterike dhe TVSH-ja e llogaritur plotësisht do të kthehet.

Çdo qytetar mund të marrë kthim të të gjithë TVSH-së në këto tre ditë për qarkullim të përgjithshëm deri në 30.000 denarë. Për këtë, ai duhej të merr faturat fiskale dhe brenda tre ditësh nga lëshimi i faturës për ta skanuar atë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”. Për të realizuar të gjithë kthimin në llogarinë fiskale, produktet duhet të ndahen dhe të shënohen si vendore.

Për qarkullimin mbi 30.000 denarë të realizuar nga qytetarët në këto tre ditë, zbatohen rregullat e përcaktuara për kthim prej 20 për qind të TVSH-së së paguar për produktet dhe shërbimet vendase dhe 10 për qind për ato të huaja, ndërsa kthim do të bëhet pas përfundimit të tremujorit.

Paratë nga TVSH-ja e llogaritur për qarkullimin nga “Fundjava pa TVSH” do t’u kthehen qytetarëve deri në fund të muajit në llogarinë e tyre të transaksionit.

Qëllimi i kësaj mase e cila është fillimi i zbatimit të paketës së katërt të masave antikrizë me vlerë 470 milion euro, është t’u japë qytetarëve mundësinë për të bërë kthim të plotë të vlerës së shtuar të tatimit mbi xhiron e realizuar përmes faturave fiskale të lëshuara për periudhën 10, 11 dhe 12 tetor.

Vlerësohet se me këtë masë, 17.000 milion euro do të rrjedhin për qytetarët, ndërsa qëllimi është të inkurajojë qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve vendore, si dhe për shkak të digjitalizimit të shtuar të shoqërisë sonë.

Kjo masë mund të përdoret nga rreth 350.000 qytetarë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për të skanuar llogaritë fiskale.

Marketing