Funksionarëve në Maqedoni që përfundojnë postin nuk i shkruhet mirë?!

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut, Biljana Ivanovska ka kërkuar që të hiqen privilegjet dhe apanazhi për funksionarët që përfundojnë mandatin. Ajo këtë e ka theksuar në një tribunë të shoqërisë civile në Veles, të organizuar nga organizata “CIVIL”.

Marketing

“Funksionarët nuk duhet të kenë privilegje, ato duhet të hiqen, ashtu siç duhet të hiqet edhe apanazhi pas përfundimit të mandatit të tyre”, theksoi Ivanovska. Sipas saj, institucioni i tyre do të dal me të dhëna pas një analize për 180 institucione, që më pas të bëhet publike se këta funksionarë sa para i kushtojnë shtetit.

Ajo ka theksuar se ko rrupsioni duhet të çrrënjesohet dhe se po bëhen përpjekje për parandalimin e kësaj dukurie.

Marketing