Funsksionarët e BDI-së, nesër në Ohër

Përfaqësuesit e ekzekutivit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) vazhdojnë takimet me qytetarët nëpër komuna të ndryshme. Nesër ( e Diel, 12.01.2020) do të qëndrojnë në Komunën e Ohrit ku do të realizojnë takim me aktivin politikë në këtë qytet. Takimi do të mbahet në selinë e degës së BDI-së në Ohër me fillim në ora 12.00.

Marketing

Më pas, zyrtarët e lart e BDI-së në Qeverinë e RMV-së të shoqëruar nga deputet, kryetar komunash dhe funksionar tjerë do të realizojnë takime me qytetarët e kësaj komune, afaristët dhe grupe tjera të interesit.

Ndryshe gjatë ditës së sotme ata vizituan komunën e Strugës ku promovuan disa projekte dhe vizituan disa vendbanime në këtë komunë.

Marketing