“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

Koronavirusi vijon të përhapet duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike në të gjithë botën.

Marketing

Kohët e fundit shumë eksperte të mjekësisë janë shprehur se koronavirusi ka ndryshuar aftësinë e tij infektuese. Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka rritur disa herë aftësinë e tij infektuese.

Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”.

“70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, tha eksperti, i cili thekson se kjo gjë duhet bërë me dije publikisht nga autoritetet dhe të merren masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas Cabo, problemi i vërtetë do të vijë në vjeshtë: “Do ta kemi problem të madh kur të koincidojë me viruset e tjera sepse vetëm me gripin mbusheshin spitalet, imagjinoni me koronavirusin”. Eksperti spanjoll beson se vetëm vaksina ose një ilaç efikas do t’i japë fund pandemisë.