Fury parashikon duelin e mundshëm Joshua – Wilder

Tyson Fury ka parashikuar se si do të shkonte një duel i mundshëm mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.
Birtaniku do të përballet më 1 dhjetor me Wilder, në luftën që do të zhvillohet në Los Angeles.

Marketing

Por, ai ka pranuar një pyetje që nuk lidhet me të, por me Anthony Joshuan si kundërshtar të amerikanit.

“Mendoj se do të ishte ndeshje e gabuar për Joshuan” ka thënë “Gypsy King” për “Telegraph”.

“Ai (Wilder) është shumë i gjatë dhe i fuqishëm. Ai ka dinamit në duart e tij dhe Joshua, nëse i lëshon pesë goditje drejt tij, mund ta godasësh katër herë” ishin fjalët e Fury.

“Joshua ka mbrojtje klasike. Ai mbrohet me duar. Me dikë si Wilder nuk mund të qëndrosh dhe ti durosh goditjet. Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm je, ai do të shpartallojë. Kushdo që fiton mes meje dhe Wilder do të shkojë drejt Joshuas dhe do të jetë fitues. Jo pse Joshua është i dobët, por unë dhe Joshua jemi të gabuarit për të” ka përfunduar britaniku.

“Gypsy King” dhe “Bomberi i bronztë” do ta kontestojnë titullin e WBC në duelin e 1 dhjetorit.

Marketing