Fushatat nuk japin rezultate kundër gjuhës së urrejtjes

Takimet e njëpasnjëshme mes të rinjve dhe përfaqësuesve të policisë së Shkupit nuk ka arritur të çrrënjos fenomenin e dhunës në vendet publike dhe autobusët e transportit publik. Mos veprimi në kohë për sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, të cilën ndër vite e ka toleruar MPB, mendohet të jetë njëra prej arsyeve kryesore se pse në Shkup, javë më parë u regjistrua viktima e parë nga zënka mes të rinjve

Marketing

Toleranca mes të rinjve nga etnitete të ndryshme në Shkup vazhdon të mbetët çështje e hapur për shumë institucione shtetërore. Pavarësisht fushatave edukative për parandalimin e incidenteve tek të rinjtë, të cilat gjatë këtij viti i ka realizuar Sektori për Punë të Brendshme-Shkup, përleshjet e zakonshme në afërsi të shkollave dhe stacioneve të autobusëve kanë vazhduar, shkruan gazeta Koha. Kësisoj, kjo temë u aktualizua gjatë muajve qershor dhe korrik, me çka për herë të parë në Shkup, u regjistrua viktima e parë nga incidentet mes të rinjve. Pa dyshim rrahja dhe më pas vdekja e të riut Nikolla Sazdvoski, ndikoi që brenda muajit korrik nëpër autobusët e transportit publike të shpeshtohen incidentet, ku sipas të dhënave të MPB-së, thuhet se janë regjistruar pesë apo gjashtë incidente vetëm gjatë muaji të kaluar.

Duke i komentuar rastet e fundit, nga SPB e Shkupit për gazetën KOHA thonë se brenda Strategjisë për zhvillim të policisë 2016-2020 dhe Planit aksionar për realizimin e tij, është paraparë edhe përforcimi i aktiviteteve të policisë në raportet me komunitetet që jetojnë në vend. Në këtë drejtim, siç njoftojnë nga policia e Shkupit, trajtim të posaçëm gjatë këtij viti kanë pasur dhuna mes të rinjve.
“Pikërisht për këtë temë, nga fillimi i vitit e deri më sot, në rajonin e Shkupit kemi realizuar një varg aktivitetesh preventive. Kryesisht takimet dhe mbledhjet për parandalimin e dhunës janë zhvilluar nëpër shkolla. Gjatë periudhës që lamë prapa, u realizua fushata ‘Siguri në shkolla’, e shtrirë në 15 shkolla nëpër komuna të ndryshme të Qytetit të Shkupit. Paralelisht me këto aktivitete, është realizuar edhe fushata ‘Për qytet të sigurt’. Për dallim nga projekti i parë, temë e kësaj fushate ka qenë shkolla e mesme, ndërsa u realizua në 10 shkolla të mesme në Shkup”, thonë nga SPB-Shkup. Me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin e dhunës, organet e rendit brenda këtij viti në kuadër të shkollave fillore kanë formuar Grupe preventive, ku kanë marrë pjesë nxënës të klasave të teta dhe të nënta, respektivisht nxënës me sukses të shkëlqyeshëm dhe enti të ndryshme.

Temat për “dhunën”, respektivisht çka paraqet dhuna në ndeshjet sportive, si dhe dhuna në rrjetet sociale, kanë qenë debatet dhe diskutimet të cilët me iniciative të policisë së Shkupit, gjatë shtatë muajve të kaluar, janë trajtuar nëpër shumë shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet. Njëkohësisht janë trajtuar edhe temat preventive për parandalimin e incidenteve në vendet publike dhe autobusë. Megjithatë, ky lloj i fushatave, sipas ndodhive të fundit, mund të konstatohet se nuk ka ndikuar te të gjithë të rinjtë. Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, sipas MPB-së, edhe në të ardhmen do të vazhdoj të mbetet në fokusin e aktiviteteve të tyre, me të vetmin qëllim parandalimin e incidenteve mes të rinjve. Ndryshe, kur jemi të gjuha e urrejtjes e cila asnjëherë institucionalisht nuk është sanksionuar, nga MPB për gazetën KOHA thonë se në vazhdimësi i përcjellin përmbajtjet e ueb portaleve dhe rrjeteve sociale.

“Në mënyrë aktive Sektori për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike, i përcjell dukuritë negative të cilët paraqiten me rastin e ‘gjuhës së urrejtjes’. Rreziku që i kanoset sigurisë së huaj, thirrjet për dhunë, organizimi i tubimeve të ndryshme, protesta apo marshe, janë vetëm një pjesë e përmbajtjeve që monitorohet nga shërbime përkatëse të MPB-së. Pas detektimit të këtyre përmbajtjeve ku ekzistojnë elemente që janë asocojnë në kryerjen e një vepre penale, në pajtim me Kodin Penal, nga ana e organe të policisë përgatiten shënime zyrtare, të cilat dorëzohet deri te njësitë e MPB-së, respektivisht të njëjtë parashtrohet deri te Prokuroritë përkatëse për marrjen e masave shtesë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sidoqoftë, organet e rendit – për dallim nga vitet e mëhershme, kur brohoritjet dhe thirrjet për mos tolerancë qytetare i anashkalonin, së fundmi drejtuesit e MPB-së, duke filluar nga vdekja e të riut Sazdovski e deri te ofendimet ndaj shqiptarëve që u regjistruan në Krushevë më 2 gusht, sipas njohësve të rrethanave, kanë vepruar në mënyrë tejet profesionale.

Marketing