Fushatë edukative kundër përdorimit të mjeteve piroteknike

Nëpunësit policorë nga Sektori për parandalim dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq kryejnë ligjërata edukative për rreziqe nga përdorimi i mjeteve pirroteknike në shkollat fillore në Strugë.

Marketing

Fushata është me moton “Bëhu yll, mos hidh fishekzjarre”, ndërsa më të rinjtë, siç sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, do të njihen me rreziqet dhe pasojat që mund të shkaktojnë nga shfrytëzimi i mjeteve priroteknike.

Në një deklaratë për MIA-n ai potencoi se më të rinjve u thuhet se me shfrytëzimin e mjeteve piroteknike, personat ekspozohen në rrezik nga djegiet në duar dhe fytyrë, sy dhe rrugët e frymëmarrje, rrezik nga shpërthimi, shëmtim të fytyrës, trauma të mundshme psikike…

Në kuadër të fushatës, theksoi Dimoski, do të theksohen mënyrat e parandalimit dhe dispozitat ndëshkuese ligjore për përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike në vend publik që paraqet rrezik të përgjithshëm me të cilin rrezikohet siguria e qytetarëve.
Në kuadër të fushatës “Rreziqe nga përdorimi i mjeteve piroteknike” ligjërata edukative mbahen edhe në shkollat fillore në komunën e Ohrit, Dibër dhe Kërçovë.

Marketing