Fushatë zgjedhore me “bomba”, Spasovski: Institucionet t’i hetojnë publikuesit e përgjimeve

Pushkaliqe, por jo bombë, kështu e përshkruan VMRO – DPMNE-ja audio materialin ku dëgjohet se si deputeti Antonio Milloshoski intervenon te ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski. Opozita beson se bisedat e përgjuara, që u publikuan mbrëmë janë nga kuzhina e LSDM-së. Sipas tyre, kjo vërteton se Zoran Zaev nuk i ka dorëzuar të gjitha bombat në PSP, dhe se këto materiale janë në pronësi të liderit të LSDM-së, ose njerëzve të tij të afërt, që shërbejnë për shantazh. Sidoqoftë, për partinë, përmbajtja e bisedës midis Milloshoskit dhe Vangelovskit nuk zbulon ndonjë porosi për aktvendim në Supremen.

Marketing

Në asnjë rast nuk kam dëgjuar që Antonio Milloshoski i thotë bashkëbiseduesit të tij, që ta bëjë këtë apo atë, ose e rregullova të jetë kështu, ose ashtu sipas parimit të gjyqësorit “tras-tras”, që kemi dëgjuar në bombat ndaj Zoran Zaevit. Unë do të përsërisja dhe do t’i kthehem thelbit të këtyre bombave dhe në këtë rast, para së gjithash se Zoran Zaevi është nervoz, dhe shihet se ka bërë vepër penale dhe ende mban bomba – tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO -DPMNE-së.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, pohon se ata i dorëzuan të gjitha bombat që i ka poseduar LSDM-ja, në PSP. Ai thotë se nuk ka bomba bomba në Bihaqka.

Unë nuk i dëgjova ato. Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, në lidhje me publikimin. E di se disa materiale janë publikuar. U bëj thirrje institucioneve që të hetojnë. Autoritetet hetuese të punojnë në mënyrë më efektive, të shohin se cilat janë ato materiale, çfarë materiale janë, prej ku janë publikuar, dhe pse dhe të ndërmerren veprime të duhura. Tolerancë zero për këtë çështje, përkundrazi, institucionet duhet të punojnë në mënyrë efektive dhe të zbulojnë se kush po e bën këtë – deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Lëshimi i materialit të regjistruar në mënyrë të paligjshme vjen në një kohë, kur partitë po përgatiten për fillimin e fushatës zgjedhore.

Marketing