Trendi dikton, ne bindemi! Fustani me kuadratë rikthehet sërish triumfues në pranverë, sidomos varianti në ngjyrat rozë e të bardhë, që ka magjepsur anëtare të familjeve mbretërore si princesha Diana.

E fundit që e përqafon pa ngurrim këtë look është Chiara Ferragni.

Blogerja e famshme italiane u shfaq me një fustan të Lorenzo Serafinit, që ishte praktikisht “një karamele”, me ngjyrat e ëmbla dhe formën lozonjare ( për të mos thënë që e bëri të duket edhe më e vogël”!

Image

Chiara Ferragni

Nuk është çudi që pasi ia panë veshur Chiaras, shumë vajza kërkuan ta kishin dhe ato!