Futboll, Turqia siguron kualifikimin në Euro 2020

Kombëtarja e Turqisë në futboll siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2020 pas barazimit pa gola në përballjen me Islandën në kuadër të fazës eleminatore në Grupin H, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Ndeshja, e cila përfundoi me rezultatin 0-0, u zhvillua Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen në Stamboll.
Turqia aktualisht kryeson në Grupin H me 20 pikë, ndërsa pas saj radhitet Franca me 19 pikë, e cila do të përballet me Moldavinë në Stade de France në Paris.

Pas barazimit, Islanda qëndron në vendin e tretë me 16 pikë.

Ndërkaq, Shqipëria, e cila do të përballet me Andorën, ka 12 pikë ne vendin e katërt, kurse në dy vendet e fundit janë Andora dhe Moldavia me nga tri pikë.

Ky është kualifikimi i pestë i Turqisë në Kampionatin Evropian pas viteve 1996, 2000, 2008 dhe 2016.

Marketing