Futboll, zbulohet shorti i ndeshjeve play-off për Euro 2020

16 kombëtare do të garojnë për 4 vendet e fundit për në Euro 2020 në ndeshjet play-off që fillojnë në muajin mars.

Marketing

Ndeshjet play-off për garën përfundimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2020” janë zbuluar pas shortit në qytetin Nyon të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
16 kombëtare do të garojnë për 4 vendet e fundit të garës në futboll Euro 2020, ndërsa faza e ndeshjeve play-off do të fillojë në muajin mars.

Në garë gjenden katër grupe (A, B, C dhe D) dhe secili grup ka nga katër skuadra të cilat kanë garuar në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Fituesit e gjysmëfinaleve do të avancojnë në finalen e secilit grup.

Për secilin grup do të zhvillohet nga një finale dhe katër fituesit do t’i bashkangitjen turneut Euro 2020. E gjithë faza e ndeshjeve play-off do të zhvillohet në formatin e eliminimit.

Gjysmëfinalet e ndeshjeve play-off do të fillojnë më 26 mars vitin e ardhshëm dhe më 31 mars do të zhvillohen ndeshjet e finales.

Garat përfundimtare të Euro 2020 do të zhvillohen në gjithë Evropën nga 12 qershori deri më 12 korrik.

20 kombëtare tanimë janë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.
Franca dhe Turqia janë kualifikuar nga grupi H, Anglia dhe Çekia nga grupi A, Ukraina dhe Portugalia nga grupi B, Gjermania dhe Holanda nga grupi C, Zvicra dhe Danimarka nga grupi D, Kroacia dhe Uellsi nga grupi E, Spanja dhe Suedia nga grupi F, Polonia dhe Austria nga grupi G, Belgjika dhe Rusia nga grupi I, si dhe Italia dhe Finlanda nga grupi J.
Këto skuadra kanë siguruar kualifikim automatik në Euro 2020 duke përfunduar në vendin e parë dhe të dytë në grupet e tyre të kualifikimit.

Nga ana tjetër, këto janë gjysmëfinalet e ndeshjeve play-off që kanë dalë nga Liga e Kombeve:
Grupi A
Islandë – Rumani
Bullgari – Hungari
Grupi B
Bosnjë dhe Hercegovinë – Irlanda Veriore
Sllovaki – Republika e Irlandës
Grupi C
Skoci – Izrael
Norvegji – Serbi
Grupi D
Gjeorgji – Bjellorusi
Maqedoni e Veriut – Kosovë

Marketing