Futbolli gjerman vazhdon sot me tri ndeshje – vëmendja te derbi i Berlinit

Tifozët e futbollit do të kenë mundësi të shohin sot tri ndeshje nga futbolli gjerman.

Marketing

Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të vazhdojnë me xhiron e dytë pas rifillimit të futbollit, me ndeshjet që do të luhen pa tifozë.

Vëmendjen e së premtës në futbollin gjerman do ta marrë ndeshja e Bundesliga, e cila luhet me fillim nga ora 20:30.

Kjo ndeshje sjell derbin e kryeqytetit, me Hertha Berlin që luan si ‘nikoqire’ e Union Berlinit.

Dy ndeshje të tjera do të luhen në Bundesliga 2, dhe të dyja ndeshjet fillojnë në ora 18:30.

Heidenheim 1846 luan si nikoqire e Wehen Wiesbaden, kurse Nurnberg pret skuadrën e Erzgebirge Aue.