Futbolli italian rikthehet me ndeshjen Juventus – Milan, kjo është data

Italia ka qenë vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën ku shumë njerëz kanë humbur jetën.

Marketing

Futbolli italian është ndërprerë më shumë se një muaj më parë por tani ka një shpresë se kur mund të rikthehet.

Sipas mediave italiane, futbolli në gadishullin apenin do të rikthehet me 27 maj me ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve dhe mund të luhet në një stadium tjetër.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Marketing