Futbolli po rikthehet, tri liga janë konfirmuar

Hungaria është vendi i tretë në Evropë që ka përcaktuar datën e saktë për vazhdimin e sezonit, pas Polonisë (29 maj) dhe Portugalisë (30 maj).

Marketing

Deri më tani, tifozët e futbollit kanë mundur të ndjekin ndeshje vetëm nga kampionatet e Bjellorusisë, Koresë dhe Nikaraguas.

Federata e Futbollit të Hungarisë ka njoftuar se sezoni do të vazhdojë më 23 maj, me dy ndeshje të kupës fillimisht, dhe pastaj me një ndeshje kampionati.

Kampionati do të fillojë vetëm në Ligën e Parë, ndërsa në ligat më të ulëta do të vendoset për përfundimin më të hershëm të sezonit.

Kujtojmë se në Superligën e Hungarisë luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani

Marketing