Futbollist serb i Ajaxit, Dusan Tadic: Turp për Serbinë

Pas humbjes nga Ukraina me rezultat 0:5, futbollisti serb Dusan Tadic, është dukur shumë nervoz.

Marketing

Në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, Serbia pësoi humbje të thellë nga Ukraina mbrëmë si mysafire, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, Tadic, i cili luan tek Ajaxi, pas ndeshjes është shprehur tejet i zhgënjyer.

“Jemi vonuar që nga fillimi, u kemi mundësuar atyre që të jenë më të fortë se ç’janë. Natyrisht, është turp për ne, duhet ta analizojmë se çka ka ndodhur”, ka thënë futbollisti i Ajaxit.

Pyetjes se në cilin prej kolegëve është i hidhëruar, Tadic iu përgjigj:
“Në të gjithë, po e nis me veten time dhe të gjithë ne duhet të shikohemi në pasqyrë, e pastaj të shikojmë tutje’, është shprehur Tadic.

Marketing