Futbollistes i rrëshqet hixhabi, lojtaret kundërshtare habisin me veprimin e tyre!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin e femrave në Jordani.

Marketing

Në fakt, futbollistet e klubit Shabab Al-Ordon Club kanë treguar se ka diçka që është më e rëndësishme se sporti.
Pesë futbolliste të këtij klubi e kanë formuar një rreth për ta mbuluar futbollisten kundërshtare të klubit Amman, të cilët i rrëshqiti hixhabi i saj pas një dueli me një kundërshtare, por ndërkohë e pësoi edhe një lëndim të lehtë.
Me këtë rast, ajo u ul në tokë dhe lojtaret kundërshtare e mbuluan derisa e rivendosi hixhabin dhe më pas loja vazhdoi rregullisht.
Një veprim pa dyshim për t’u duartrokitur ky.

Marketing