Futbollistët e Katarit falin namazin e xhumas në stadium (VIDEO)

Kombëtarja e Katarit ka kaluar në finale të Kupës së Azisë pasi që ka mposhtur Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultat 4-0.

Marketing

Golat në këtë ndeshje për Kombëtaren e Katarit i shënuan Khoukhi në minutën e 22-të, Almoez në minutën e 37-të, Al Haydos në minutën e 80-të dhe në minutat shtesë Hamid Ismaeil.

Katari në finale do të takohet me Japoninë, por ajo se çfarë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ishte falja e xhumasë në stadium, pasi që orari i namazit qëlloj me pak minuta para nismës së ndeshjes.

Marketing