Futbollistët e Kosovës ndërtojnë shtëpi dhe shërbejnë iftar

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë në një fushatë bamirësie. Disa nga futbollistët kryesorë të ekipit, të udhëhequr nga kapiteni Samir Ujkani do të ndërtojnë një shtëpi për një familje të varfër në Kosovër, por ditën e djeshme kanë shërbyer iftarin për besimtarët muslimanë.

Marketing

“Me disa prej bashkëlojtarëve morëm pjesë, në fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë, për të cilën kemi grumbulluar mjetet e nevojshme. Shpresojmë që ndërtimi i kësaj shtëpie do të përfundojë së shpejti dhe kjo familje do të ketë gëzime e lumturi në të. Në orët e pasdites po ashtu patëm nderin dhe kënaqësinë që t’u shërbejmë iftar 310 personave. Për të dyja këto aktivitete përveç bashkëlojtarëve dhe stafit të Kombëtares, duhet të falenderoj edhe hoxhen e nderuar Halil Kastrati për ndihmën qe ka dhënë ne dy aktivitetet tona, por edhe për kontributin e gjithmonshëm që e jep gjithnjë për popullin tonë, “ ka shkruar Ujkani në rrjetet sociale.

 

 

Marketing