Merr fund ankthi i milanistëve. Donaruma, Hauge dhe mbrojtësi Gabia janë shëruar nga koronavirusi dhe janë gati të kthehen në fushë.

Lajmi eshte bërë i ditur ne faqen zyrtare te klubit, ku tregohet dhe gjendja e 3 futbollistëve.

Sipas mediave italiane, kthimi i 3 futbollistëve do të jetë shumë i shpejte, aq sa mendohet që të aktivizohen që këtë fundjavë ku kuqezinjtë do të ndeshen me udinezen në transfertë.

Buzëqeshje ka dhe tek Juvnetusi. Cristiano Ronaldo rezultoi negativ në testin e kryer së fundmi dhe  shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës bardhezi.

Ylli portugez u infektua me covid-19 në datën 13 tetor.