Futbollistët shijojnë atmosferën e “EURO 2020”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zhvilloi stërvitjen e parë në kampin stërvitor në Bukuresht. Futbollistët për herë të parë ka ndjerë shpirtin e një Kampionati Evropian në Futboll. Në hyrje të stadiumit qëndronte përshendetja e ngrohtë e organizatorëve.

Marketing

Ndërkohë përpos angazhimit maksimal të të gjithëve, vërehej një atmosferë e mirë mes të gjithëve, stafit teknik, trajnerëve dhe futbollistëve. Duket se mezi presin që të fillojë EURO 2020 dhe përballje me Austrinë.