Futbollisti i Real Madrid refuzoi të marr numrin 7

Numrin legjendar të Cristiano Ronaldo-s te Real Madrid e ka marrë një talent i madh si sulmuesi Mariano Diaz, i cili është rikthyer nga huazimi te Lyon.

Marketing

Gjithsesi, sulmuesi 25-vjeçar nuk ka qenë zgjedhja e parë, sipas stacionit spanjoll radiofonik COPE.

Marco Asensio thuhet të ketë refuzuar numrin 7 e ofruar nga klubi i Los Blancos. Ai thuhet t’i ketë falënderuar për ofertën, por ka preferuar të vazhdojë të veshë numrin e tij të preferuar 20.

Ndërkohë, nr. 7 është në duart e Diaz, i cili do të jetë i fundit nga ikonat e Real Madrid që do ta veshë.
Ai ka qenë numri i Ronaldo-s gjatë nëntë sezoneve të fundit që prej mbërritjes së tij më 2009.

Para tij, nr. 7 është mbajtur nga një tjetër legjendë e klubit, Raul Gonzales. Por edhe nga emra të tjerë si Butragenio, Amaro, Kopa dhe shumë të tjerë.

Marketing