Futbollisti Izair Emini negativ në testin e dytë të koronavirusit

Përmes një statusi në Facebook futbollisti tetovar Izair Emini ka bërë të ditur se e ka tejkaluar virusin korona.

Marketing

“Përsëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, flm edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini.

Ky i fundit me gjasë pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Dritës e cila ka filluar përgatitjet për rifillim të kampionatit më 7 qershor.

Futbollisti tetovar Izair Emini para pesë ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai më datë 19 maj është dashur të kthehet në Kosovë te Drita e Gjilanit, por për shkak se rezultoi pozitiv u desht të qëndronte në shtëpi. Emini për TV21, tha se deri më tani ai nuk ka pasur asnjë shqetësim apo ndonjë simptomë, se ka respektuar masat dhe se nuk e ka idenë se nga mund të ishte infektuar.

Marketing