Futbollisti rus nervozon serbët, paraqitet me shqiponjën dykrenare

Fedor Smolov ka krijuar telashe mes serbëve dhe rusëve me veprimin e tij të fundit.

Marketing

Reprezentuesi rus, Fedor Smolov ka zgjuar reagime të mediave serbe duke u shfaqur në fotografi duke krijuar shqiponjën në paralajmërimin e ndeshjes me Serbinë.

Në fotografinë e publikuar së bashku me kalendarin e ndeshjeve të ardhshme të Rusisë, para duelit të mbrëmshëm në Ligën e Kombeve kundër Serbisë, shkruan “Alo”.

Nga Rusia janë sqaruar se postimi nuk ka të bëjë me prapavijë politike, mirëpo prapë janë zgjuar reagime nga mediat serbe.

“Ky është simbol i shqiponjës së shqiptarëve. Është simbol i gjenocidit ndaj serbëve. Zot, kush ua dha këtë ide në mendje dhe atë në ditën e ndeshjes ndaj Serbisë”, shkroi një rus në rrjetet sociale. Kishte edhe reagime të tjera. “A janë të ndaluar rusët të tregojnë një shqiponjë dykrenare e cila është një simbol i trashëgimisë bizantine dhe krishterimit ortodoks?”.

“Ndeshja u mbyll me fitoren e Rusisë me rezultat 3:1.