Futbollsiti më i shtrenjtë i Barcës do të përfundoj në Premierligë

Pas interesimit të Liverpool, tani në garë për Ousmane Dembele duket se hyrë edhe skuadra londineze e Arsenal.

Marketing

Talenti francez për momentin është i dëmtuar për të 10-tën herë dhe mesa duket Barcelona është ngopur me këtë gjë dhe ka vendosur që ta shes sa më shpejt të jetë e mundur për të minimizuar humbjet.

Një hap para duket të jetë Liverpool e cila ditë më parë u shpreh e gatshme që të dhuroj plot 80 milionë euro për shërbimet e tij, shifër kjo e kënaqshme dhe për katalanasit.

Dembele i kushtoi Barcelonës 125 milionë euro dhe aktualisht është lojtari më i shtrenjtë në skuadër dhe i dyti në histori pas Coutinhos.

Marketing