Futsal Shkupi kampion moral, sërish do luajmë në Ligën e Kampionëve

Me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së gjatë ditës së sotme u vendos që sezoni aktual në elitën e futsalit vendor të mbyllet para kohe. Kështu sezoni 2019/2020 nuk do të ketë kampion, edhe pse Futsal Shkupi mund të themi se është kampion moral, pasi kur kishin mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit të rregullt kishte një epërsi prej 6 pikëve ndaj skuadrës së dytë në tabelë, KMF Ciko, të cilën skuadër e kishte eliminuar edhe në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kupës.

Marketing

Pra mund të themi se këtë vit skuadra jonë edhe pse thuajse i kishte të siguruar të dy titujt, bazuar në kualitetin e skuadrave kundërshtare, nuk do të mund të ju gëzohet të njëjtave, ashtu si edhe vitin e kaluar. Megjithatë lajm i mirë është se skuadra jonë do prezantojë sërish vendin në garat e Ligës së Kampionëve, ku shpresojmë të kemi suksese edhe më të mëdha se vitin e kaluar.

Ndryshe vlen të theksohet se Liga e Parë e Futsalit sezonin e ardhshëm do të numërojë 12 skuadra, dy më shumë se sezoni aktual. Skuadra të reja që do të garojnë në mesin e më të mirëve janë Klubi i Futsalit, Arben Bajrami dhe Kegi Mobi Veles. Si kampion në fuqi, që të dyja skuadrave ju dëshirojmë suksese në mesin e më të mirëve.

Marketing