Fyerje të rënda ndaj deputetit Vasilevski para shtëpisë së tij (VIDEO)

“Spiun, si s’të vjen turp, homoseksual, valoni me flamurin shqiptar…”, janë disa nga akuzat që kryetari i partisë proruse “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Bacev, ia bëri deputetit Sasho Vasilevski, që votoi pro ndryshimeve kushtetuese për emrin.

Marketing

Deputeti i deritanishëm i VMRO-DPMNE-së, Vasilevski ka dalur dhe ka takuar protestuesit që ishin mbledhur para shtëpisë së tij dhe ka marrë kërkesat e një grupi të protestuesve, që udhëhiqeshin nga Janko Bacev. Në një moment situate është tensionuar dhe ka pasur sulme verbale ndaj deputetit Vasilevski nga ana e Bacev.

“Si stë vjen turp, spiun, deputet populli. Me sa para të kanë blerë, kopil… e shitët shtetin.”, ka akuzuar Bacev. Por Vasilevski e ka ironizuar duke i thënë që të largohet dhe të shkojë të valojë me flamuj, duke aluduar në ate rus, por përgjigja e Bacev ka qenë akuzë e rëndë duke i thënë që deputeti të valojë flamurin e shqiptarëve dhe homoseksualëve.