Gabimet që i bëni pas ushtrimeve, bëjnë që ato të jenë të kota

Njerëzit që ushtrojnë rregullisht raportojnë që janë më të lumtur me jetën e tyre në krahasim me ata të cilët nuk ushtrojnë.

Marketing

Ushtrimet na përmirësojnë shëndetin në përgjithësi, por shumica prej nesh bëjnë gabime pas ushtrimeve që mund ta bëjnë rutinën tonë fizike më pak efektive.

Këtu do i gjeni disa nga gabimet më të zakonshme që pothuajse të gjithë ne i bëjmë apo i kemi bërë pas ushtrimeve, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Të qetësoheni në mënyrë pasive

Pushimi absolut pas rutinës së ushtrimeve, si psh të uleni, të shikoni Tv, apo të shriheni për një kohë në shtrat, besohet nga shkencëtarët se nuk është përfituese për ju dhe trupin tuaj, pasi që trupi juaj është duke tentuar të shërohet nga të gjitha ushtrimet dhe këtë e bënë në mënyrë progresive. Në vend të kësaj bëni pak lëvizje bëni disa punë në shtëpi.

Mos të hani diçka – gabim i madh

Ushtrimet bëjnë që fibrat e muskujve tuaj të shtrihen dhe për të ushqyer trupin tuaj. Tentoni të hani një vakt të përberë nga proteina jo më shumë se 30 min pas ushtrimeve.

Të harroni të dehidratoheni në mënyrë të duhur

Trupi juaj përdor ujë për të përmbushur të gjitha funksionet biologjike, kjo është arsyeja kritike që ju ta zëvendësoni ujin e humbur gjatë ushtrimeve. Mos pini pije energjike, ato mund të i pini para ushtrimeve për të rritur përformancën tuaj, ndërsa pas ushtrimeve nuk preferohen.

Mos të vishni rroba më të ngrohta pas ushtrimeve

Gjatë ushtrimeve, e gjithë puna që e bëni bëjnë që temperaturat e trupit të rriten. Pas gjithë ushtrimeve që i keni bërë trupi juaj është duke tentuar të rikuperohet nga i gjithë stresi që ka kaluar. Nëse keni rroba të lehta, bënë që ju të kapni një virus apo edhe ftohje, prandaj preferohet të vishni diçka më të ngrohtë.

Mos të pastroheni

Pas trajtimit, temperatura e trupit rritet, kështu që nëse jeni për një tush të ftohtë, mos pritni. Një dush i ftohtë bënë që muskujt tuaj të pushojnë.